PD

Basha, koha të flasin mjekët, jo propaganda

Nga Exit News
Basha, koha të flasin mjekët, jo propaganda

Partia Demokratike zhvilloi sot takime me ekspertë të shëndetësisë për të bashkërenduar një plan monitorimi të situatës, plan që do të garantojë transparencë dhe siguri te qytetarët për koronavirusin.

Pas takimeve Kryetari i PD-së, Lulzim Basha doli në një deklaratë për shtyp ku i bëri thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë gripi dhe të bashkëpunojnë me të gjitha strukturat shëndetësore.

“[…] Sot është koha të flasin mjekët, ekspertët dhe specialistët. Të hartohet plani i detajuar i masave konkrete. T’u vihet në ndihmë të rrezikuarve. Duhet krijuar një regjistër i personave që vijnë nga zonat e infektuara. Nuk është koha për propagandë. Qeveria dhe institucionet kanë detyrë të veprojnë në mbështetje të qytetarëve.”

Basha vlerësoi stafin mjekësor dhe u shpreh se “nëse u jepet mbështetja e nevojshme” ata “janë të zotë për ta menaxhuar situatën”.

“…[qytetarëve] Mos neglizhoni asnjë shenjë gripi, as më të lehtën. PD do vazhdojë të monitorojë situatën ditë pas ditë, orë pas ore. Larg panikut, të informoheni, autoritetet të informojnë qytetarët, të lënë specialistët dhe mjekët të flasin.”

Italia është prekur ditët e fundit nga koronavirusi. Deri mesditën e së hënës numri i viktimave ishte në 6 persona, ndërsa të infektuarit më pak se 300.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>