Basha komenton sulmet e Ramës ndaj familjes së tij

Nga Exit News
Basha komenton sulmet e Ramës ndaj familjes së tij

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh se Rama sulmon atë dhe familjen e tij sepse nuk sulmon dot planet e PD-së.

“Rama dhe njerëzit e tij po më sulmojmë mua dhe familjen time personalisht, sepse ata nuk kanë asgjë për të thënë për planet serioze të punës që kam prezantuar”, u shpreh Basha në një intervistë për gazetën Panorama.

Ai tha se PD do të fitojë pavarësisht ndryshimit të njëanshëm të kodit zgjedhor të kryer nga Rama:

“Rama ka frikë nga humbja dhe shpresoi më kot që ndryshimi i Kodit Zgjedhor do t’i lehtësojë pasojat për të. Por është e kotë: ndryshimin nuk e ndal dot askush”.

Basha vlerësoi edhe procesin e përzgjedhjes së kandiatëve për deputet të PD-së, si “të paprecedentë në historinë e Shqipërisë dhe të rajonit në përzgjedhjen e tyre”.

Kryetari i PD-së premtoi se drejtësia e re pas 25 prillit do të veprojë “ndaj kujtdo që shkel ligjin”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>