Basha: Kudo që do të shkosh Edi Rama do të marrësh të njëjtën përgjigje

Nga Exit News
Basha: Kudo që do të shkosh Edi Rama do të marrësh të njëjtën përgjigje

Kryetari i Partisë Demokratike tha të dielën, gjatë vizitës në Elbasan në lidhje me incidentin që ndodhi me kryeministrin Edi Rama, se kudo që do të shkojë do të marrë të njëjtën përgjigje.

Ai përsëriti qëndrimin e tij për bandat duke thënë:

“Hiq dorë nga shoqërimi me kriminelët, me të cilët ke ardhur dhe ke qeverisur. 25 prilli do jetë dita e fitores së shqiptarëve, dita e ndryshimit dhe shpresës siç është kjo Ditë e Verës. Pranvera po vjen, ndryshimi po vjen, Shqipëria dhe Elbasani do të fitojë”.

Basha dhe Rama u përplasën me njëri tjetrin gjatë vizitës në Elbasan ku nuk munguan akuzat.

“Koha e Edi Ramës ka marrë fund dhe Rama e di këtë. Është për të ardhur keq që dhe javët e fundit të tij, siç ka bërë rëndom këto 8 vite ai provokoi qytetin e Elbasanit me miqtë e tij kriminelë. Koha kur qyteti dhe qytetarët ishin nën hyqmin e kriminelëve ka marrë fund”, tha Basha pas takimit me disa gra në qarkun e Elbasanit.

Ai tha se është i vendosur për të sjellë ndryshimin dhe shtoi se

Më herët Rama reagoi për deklaratat e Bashës mbi bandat duke thënë se “flet përçart”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>