
Kryetari i PD-së Lulzim Basha takoi të martën sipërmarrës në njësinë 5 në Tiranë, për të folur mbi problemet dhe vështirësitë e tyre.
Shqetësimi kryesor i tyre është ulja drastike e xhiros për shkak të keqmenaxhimit të situatës së Covid-19 nga ana e kryeminsitrit Rama.
Shumë prej sipërmarrësve u shprehën se krahasuar me periudhën para izolimit total, xhiroja ka rënë me 50 për qind, duke bërë të pamundur mbulimin e kostove të qirasë, pagave të punonjësve e taksave.
Duke theksuar mungesën e ndihmës nga qeveria, shumë prej biznesve parashikojnë falimentin në muajt në vazhdim.
Basha akuzoi qeverinë për braktisjen e biznesit të vogël dhe i premtoi sipërmarrësve mbështetje më të madhe me ardhjen në pushtet të opozitës.