“Me shembjen e paligjshme të TK për të pastruar paratë e pista të klientëve të tij, Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë sonë,” deklaroi kryetari Lulzim Basha në një postim në Twitter.
Basha u shpreh se dhuna ndaj qytetarëve dhe gazetarëve është e papranueshme dhe bëri thirrje që të gjithë të arrestuarit të lirohen.
Kryetari i PD theksoi se pa larguar Ramën “në këtë vend nuk do ketë as ligj,as demokraci,as zhvillim dhe as mirëqenie për njerëzit.”