Kryetari i Partisë Demokreatike Lulzim Basha shpehu mirënjohje për të gjithë mjekët, e veçanërisht personelin e Spitalit Infektiv në Tiranë, që në këtë moment delikat po përballen me koronavirusin.
Në një postim në Facebook, Basha theksoi se ata kanë mbështjetjen edhe admirimin e të gjithë shqiptarëve për punën që po bëjnë:
“Jeni heronjtë tanë!
Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkqytetarëve tuaj.
Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!”