Kryetari i opozitës Lulzim Basha dha sot një intervistë për Top Chnanel. Ai tha se në zonat e prekura ka një mungesë “totale koordinimi për t’u dhënë strehë dhe për t’i pajisur me ushqime, me batanije”, familjet e prekura.
Pyetjes nëse, ai do të pranojë ftesën e Kryeministrit Rama për tu ulur në tavolinë në tavolinë, Bash ju përgjigj se:
“Tani nuk është koha për politikë. Njerëzit janë në nevojë ekstreme. Pra, tani nuk është koha as për politikë, as për propagandë”.
Ndërsa për udhëzimin e PD të nxjerrë disa ditë më parë për anëtarët e PD, Basha tha se:
“Nuk kemi kohë sot as për manovra politike, as për propagandë dhe ky duhet të jetë shqetësimi i çdokujt e, në veçanti, i qeverisë”.
“Natyrisht, ka një ditë, ka një kohë ku do merremi edhe me përgjegjësitë dhe me analizën se çfarë u bë, çfarë mund të bëhej më mirë dhe çfarë duhet bërë më mirë. Ky duhet të jetë prioriteti i çdokujt. Jo protagonizmi, jo propaganda dhe as manovrat politike”, tha Basha në fund të intervistës.