Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bisedoi me qytetarë dhe sipërmarrës turistik të Divjakës që po mendojnë mbylljen e bizneseve të tyre.
Ata i treguan kryedemokratit se kanë larguar nga puna më shumë se gjysmën e stafit.
“Kjo përkthehet në qindra kryefamiljarë pa rrogë dhe mijëra ekonomi familjare në krizë, si asnjëherë tjetër.” – tha Basha.
Pavarësisht gjendjes së keqe ekonomike, kryeministri planifikon 1,2 miliardë euro për t’i dhënë për koncesione, theksoi Lulzim Basha.
Ai i premtoi banorëve të Divjakës se me taksën 9% dhe 1 vit moratorium për inspektorët e tatimeve, do të rikthehet stabiliteti ekonomik në vend.