Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimet që ka patur me bizneset e qytetarët në Kavajë, tha se qeveria e tij do të kishte prioritet kthimin e institucioneve qytetarëve.
Ai u shpreh gjithashtu për fiskalizimin, që e konsideroi jo vetëm një barrë të madhe për bizneset, por një aferë të pastër korruptive.
“Fiskalizimi nuk është thjesht një barrë e rëndë për ju që shkon nga 600 në 2000 mijë euro, por është një aferë e pastër korruptive dhe që është diçka të cilën ne ditën e parë do ta trajtojmë si të tillë. Jo thjesht do ta pezullojmë, por do ta çojmë për ndjekje penale. 40 ditë nga ngelur,” deklaroi Basha.