Basha në Rrogozhinë: Rama miliona për oligarkët, asnjë ndihmë për fermerët

Nga Exit News
Basha në Rrogozhinë: Rama miliona për oligarkët, asnjë ndihmë për fermerët

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u takua sot me tregtarët dhe fermerët në Rrogozhinë, për të folur për problemet e tyre, veçanërisht gjatë pandemisë së Covid-19.

Shqetësimi kryesor i tyre është ulja drastike e xhiros dhe mungesa e ndihmës financiare nga shteti.

Basha akuzoi qeverinë për lënien në gjendje të mjerueshme të fermerëve, teksa vazhdon i jep miliona euro, miqve të tij oligarkë:

“Gjendja e fermerëve është edhe më e keqe se gjendja e bizneseve që kemi vizituar këto ditë në Tiranë, Durrës.

Konsumi ka rënë zero. Rrinë këtu me orë të tëra, e dëgjuat rrinë 10, 15, 20 mijë lekë xhiro në javë dhe jo në ditë.

Askush nuk ka parë asnjë ndihmë me sy, as ndihmë financiare, as ndihmë ushqimore, gjendja e fermerëve është e rënduar.

Edi Rama nuk mund ta fshehë përgjegjësinë e tij, dështimin e tij sepse ato miliona të cilat ia ka hedhur 4-5 oligarkëve do të mjaftonin që edhe fermeri shqiptar, njësoj si fermeri i Kosovës, si fermeri i Maqedonisë së Veriut të paktën të mbante kokën mbi ujë në këto kohë të vështira.”

Basha tha se 30 milionë eurot që qeveria do të përdorë për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar “mund të ndihmonin mijëra familje në shtrëngesë të madhe në këto kohë të Covid-it të cilat i kanë zhvatur edhe nga qindarkat e fundit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>