“Sot nuk është koha më as ta lusim, as ta këshillojmë, as t’i tregojmë idera dhe plane siç kemi bërë këto 6 javë, por tani është koha të ngremë zërin, sepse me këtë sjellje kjo qeveri po e çon vendin drejt humnerës”, u shpreh kryetari i PD-së Lulzim Basha, kryeministrin Edi Rama në një intervistë për News24.
Zoti Basha tha se “karantina nuk po jep fryte. Sepse lihen bomba me sahat si fasoneritë dhe hapin infeksionet”.
Ai e akuzoi qeverinë se nuk vendos “interesat e shqiptarëve të parat, por jep 100 milionë euro për oligarkët dhe lë gratë dhe vajzat të klithin, s’kam asgjë thonë”.
Kryetari i PD-së kundërshtoi zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore:
“Dhe më pas zgjat gjendjen e jashtëzakonshme? Çfarë bëri këto 4-5 javë? Drejtim nga Facebooku, tjetër gjë thotë tjetër gjë bën.
E paaftë, qeveria ka dështuar, një shtet i rrënuar nga korrupsioni”.