Basha: nuk ka parti të dala nga PD, por të krijuara nga Rama

Nga Exit News
Basha: nuk ka parti të dala nga PD, por të krijuara nga Rama

Lulzim Basha, Kryetari i PD-së i konsideroi partitë e reja të krijuara nga ish-deputetët demokrat, si Rudina Hajdari, Jozefina Topalli, Myslym Murrizi, Astrit Patozi, ‘parti të krijuara nga Edi Rama’.

“Nuk ka parti të dala nga PD, por parti të krijuara nga Edi Rama”, tha Basha të martën për gazetarët.

Ai tha se Rama i ka tmerr zgjedhjet dhe ndëshkimin, ndaj po sakrifikon të ardhmen evropiane të shqiptarëve, duke miratuar Kodin Zgjedhor kundër këshillës së BE-së:

“Kur do të hiqnim vizat, Edi Rama shkruante letra në Bruksel, kur do të merrnim statusin kandidat bllokoi Kuvendi, dhe tani prej frikës së humbjes së zgjedhjeve po i mbyll shqiptarëve derën e evropës. Armik i popullit shqiptar”.

Pyetjes së gazetarit, nëse PD do të bashkojë votat me Rudina Hajdarin, Basha ju përgjigj se:

“Shqiptarët nuk janë budallenj, kanë 30 vjet në këtë proces. Në 30 qershor, pseudo opozita e parë vetë se si doli”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>