Basha: ‘nuk kam qënë asnjëherë kundër apo pengesë për dialogun me Edi Ramën’

Nga Exit News
Basha: ‘nuk kam qënë asnjëherë kundër apo pengesë për dialogun me Edi Ramën’

Në një intervistë të mërkurën në mbrëmje me Ilva Taren në Euronews Albania, Kryetari i PD-së Lulzim Basha u pyet përse nuk komunikon direkt me kryeministrin, qe të ketë mundësi t’i bëjë presionin për masat që duhen të merren për zgjidhjen e krizës.

Basha u përgjigj se nuk ka qenë asnjëherë kundër apo pengesë pë dialogun me Edi Ramën.

Më poshtë është video dhe transkripti i shkëmbimit midis Ilva Tares dhe Lulzim Bashës.

Ilva Tare: Ky Lulzim Basha i ri që flet me këtë gjuhë që duan ta dëgjojnë qytetarët, duket se flet me Kryeministrin. Ju morët pjesë në mënyrë virtuale në takimin e Këshillit të Sigurisë. A nuk do të ishte më e udhës që të komunikonit drejtpërdrejt me të, me video call, apo mënyrën që do të zgjidhni për komunikimin, që këto shqetësime t’ia thoni edhe ju atij, përveç këshilltarëve që ju thoni që ia thonë dhe nga ana tjetër të kishit mundësinë të drejtpërdrejt ta ushtronit këtë presion dhe të vendosit një dialog, qoftë virtual në këtë fazë, tek i cili domosdoshmërisht do të shkojmë një ditë se na e kërkon Bashkimi Evropian, se do të na e kërkojë hapja e negociatave apo gjithçka tjetër. Drejt asaj rruge besoj se jemi. Pse nuk e bëni që tani?

Lulzim Basha: Po nuk kam qënë asnjëherë kundra apo pengesë unë për këtë, asnjëherë. Problemi qëndron diku tjetër. Problemi është që propozimet tona shikohen si propozime të armikut dhe më shpejt, akoma pa mbaruar propozimi, thuhet jo apo sulmohet propozimi dhe pastaj, pas dy orësh, adoptohet propozimi. Atëhere kemi të bëjmë me një problem në anën tjetër. Dhe uroj e shpresoj që ky problem të tejkalohet. Sepse nuk po tejkalohet. Po të shikoni nga mëngjesi deri në darkë, kryeministri dhe disa prej ministrave apo figurave kryesore politike harxhojnë shumë kohë duke sulmuar opozitën dhe ky është një harxhim i pafalshëm kohe.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>