Kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk e përjashtoi mundësinë e një referendum për Teatrin Kombëtar. Në një intervistë për News 24, ai tha se ka diskutuar “me aleatët dhe mbetet si alternativë edhe referendumi”.
Këshilli Bashkiak miratoi më 14 maj, vendimin për shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, në fshehtësi. Sikurse e Exit News e ka shpjeguar më parë, ky vendim është i paligjshëm, i marrë jashtë kompetencave të Këshillit Bashkiak Tiranë.