Basha në Divjakë: Do të anullojmë moratoriumin monopolist të gjuetisë

Nga Exit News
Basha në Divjakë: Do të anullojmë moratoriumin monopolist të gjuetisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimin elektoral me banorët e Divjakës të enjten, është shprehur se ka në plan të anullojë moratoriumin e gjuetisë në këtë zonë.

Ai tha se gjëja e parë që Rama ka bërë në Divjakë ishte monopolizimi i gjuetisë, siç ka monopolizuar edhe sektor të tjerë si nafta, bregdeti, toka, mineralet apo gjithçka tjetër në vend.

Basha premtoi gjithashtu se do të kujdesët që ruajtja e mjedisit e specieve të veçanta, të bëhet në përputhje me standardet europiane ” duke bërë të mundur që turizmi jo vetëm të mos dëmtohet, por të mos vuaj nga gjuetia e pa ligjshme, nga miqtë e pushtetarëve dhe kështu në çdo fushë, ne do të kthejmë lirinë, mundësinë, do të kthejmë Shqipërinë tek zotërit e vërtetë. që jeni ju.

Basha akuzoi kryeministrin Rama se me dështimet e tij ka shkatërruar besimin e qytetarëve te politika.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>