Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon anëtarë të opozitës parlamentare se janë blerë nga mazhoranca me para dhe favore.
“Dikujt i kanë falur borxhe, dikush ka marrë para në dorë, dikujt i janë premtuar favore, mos futje të vëllait në burg, këta përbëjnë në masë të madhe, s’po them të gjithë, ata që ju i thoni opozita parlamentare.” – tha Basha.
Kryedemokrati i akuzon deputetët e opozitës parlamentare se punojnë për Edi Ramën dhe bëjnë propozime si ai i ndalimit të koalicioneve në zgjedhje.
“Këta janë Edi Rama, që hedh gurin dhe fsheh dorën.” – tha Basha në Zonë e Lirë.