
Për padinë e Kryeministrit Edi Rama ndaj Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, reagoi edhe kryetari i PD-se Basha. Ai e quajti padinë akt antikombëtar.
Ai shkroi në Facebook se “ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar”.
Dje, Kryeministri Rama paditi Kryeministrin Haradinaj për shpifje në gjykatat e Kosovës. Kryeministri e lajmëroi në tetor padinë ndaj Haradinajt.