Basha paralajmëron kompaninë Fusha — Nuk do të gëzosh frutet e kësaj ndërmarrje kriminale

Basha paralajmëron kompaninë Fusha — Nuk do të gëzosh frutet e kësaj ndërmarrje kriminale

Kryetari i opozitës Lulzim Basha sot, në një bashkëbisedim me gazetarët, paralajmëroi kompaninë Fusha se nuk do të gëzojë frutet e projektit kriminal për të ndërtuar kulla në pronën publike në zonën ku ndodhet Teatri Kombëtar.

“Sot dua t’i jap një paralajmërim të qartë Fusha shpk dhe çdo kompanie tjetër që bëhet vegël: nuk ka asnjë shans të gëzoni frutet e një ndërmarrje të tillë kriminale. Asnjë shans. Çdo veprim i Fusha shpk dhe çdo entiteti tjetër do të jetë subjekt i një ligji të ndryshuar antimafia. Do të fillojmë që ditën e parë të pushtetit, do të sekuestrojmë çdo pronë dhe cent euro në shkelje të ligjit”, tha Zoti Basha.

Ai u shpreh se nuk duhet të “lejojmë që një ligj special që bëhet për synime korruptive, të grabisë pronën publike, të shkatërrojë monumentet e kulturës, për t’i dhënë pa garë dhe pa tender mundësinë të fitojë 205 milionë euro”.

Zoti Basha e quajti “shpallje lufte ndaj interesit publik dhe trashëgimisë kulturore” miratimin e ligjit special të teatrit. Ai theksoi se miratimi i këtij ligji në mungesën të Gjykatës Kushtetuese “do të thotë që nesër ky njeri [Edi Rama] mund të bëjë gjithçka”.

“Këtë që po bën sot Rama me teatrin, do t’jua bëjë nesër me pronat tuaja. Dyqanin, restorantin, tokat tuaja bujqësore, me shtëpitë tuaja”, përfundoi Zoti Basha.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>