
Kreu i PD Lulzim Basha ka parlajmëruar kryeministrin Edi Rama se në 25 Prill do të dalin 1 milion e 500 mijë shqiptarë në shesh.
Basha ka komentuar të martën deklaratën e Edi Ramës se edhe nëse 500 mijë shqiparë do i kërkonin nga rruga shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, ai nuk do pranonte.
“Zoti e ruajt, sepse atë askush nuk e ruan, nëse në shesh dalin 500 mijë veta, e di mirë çfarë ndodh ai, por t’i thërrasë mendjes pasi jo 500 mijë, por 1 milion e 500 mijë do i dalin në shesh më 25 prill. Largimi i tij është fillimi i ndryshimit” tha Basha nga selia e PD.