Basha, PD do t’i paraqisë qeverisë plan veprimi kundër Covid-19

Nga Exit News
Basha, PD do t’i paraqisë qeverisë plan veprimi kundër Covid-19

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i kërkoi ekspertëve të tij të hartojnë “një dokument, një plan veprimi për tja paraqitur politikisht si opozitë qeverisë”, për të përballuar valën e dytë të Covid-19.

“Ju kërkoj që e gjithë ekspertiza dhe konstatimet që kemi bërë gjatë kësaj kohe, të përfundoj në një dokument konciz pune, një plan veprim që do t’ja paraqesim politikisht si opozitë qeverisë”, tha Basha, në një takim me mjekë dhe ekspertë, të mërkurën (23 shtator).

Në fillim të takimin Basha evidentoi gjendjen e spitaleve Covid19:

“Spitalet nuk diagnostifikojnë dhe trajtojnë rastet e Covid-19 pozitiv. Spitalet nuk kanë kushte për përkujdesje. Të afërmit shkojnë me bombola oksigjeni. Nuk trajtohen në asnjë qendër spitalore jashët Tiranës, ka vetëm 2 spitale Covid-19.

Nuk trajtojnë rastet po e mbyllin pacientin në shtëpi. Nuk ka analiza gjaku. Nuk ka skaner për të caktuar stadin. Mjekimet jepen me telefon. Mungesë totale e aparaturave në dy spitalet Covid”.

Ai akuzoi qeverinë se nuk ka bërë asgjë për vaksinë e Covid-19, por vetëm si çcdo vend i OKB-së dhe “vend afrikan ka kërkuar të rezervojë pjesën e vet të Covax, si çdo vend tjetër”.

Basha gjithashtu ngriti problemin e mjekut të familjes duke thënë se “mjeku familjes nuk ka protokoll mjekimi. Ose të con urgjenca në spital ose rri në shtëpi dhe të jepet mjekim nga mjeku i familjes”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>