Kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh se plani me 5 pika i tij do të kishte parandaluar kolapsin. I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë”, me Nisida Tufën, të shtunën Basha tha se:
“Dështimi i parë është dështimi me testimet. Dhe hapi i parë që ne kemi sugjeruar prej marsit ka qenë që qeveria të merrte përgjegjësitë e saj dhe të paktën të siguronte mjaftueshëm kite testimi. Në vend që të përsëris planin me 5 pika dhe hapat të cilat do të kishin parandaluar këtë kolaps”.
Ai sqaroi se baza e planit të tij ka qënë vendet e Bashkimit Evropian, mjekët, pacientët:
“Përvoja e vendeve të rajonit, nuk po themi të vendeve të Bashkimit Europian, kanë qenë dhe baza e planit me 5 pika që ne i vumë në dispozicion kësaj qeverie që prej datës 29 shtator”.
Basha kritikoi qeverinë edhe për testets e shpejta duke thënë se ato janë “shumë pak dhe shumë vonë”.
Njësoj ai u shpreh edhe për rimbursimin e ilaçeve: “është shumë vonë dhe shumë pak, dhe procedura që është bërë e bënë praktikisht të pamundur marrjen e rimbursimit”.
Kryetari i PD-së ju referuar një kronike të Neës 24 duke thënë se në qytetin e Fierit “saldatorët janë bërë furnizuesit kryesor të oksigjenit nëpër shtëpi. Pra, ne jemi në një stad kaq të avancuar të sëmundjes dhe të shpërndarjes së infeksioni”.