Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha premtoi kthimin e spitaleve në ndërmarrje dhe hapjen e një universiteti të ri mjekësie. Gjatë prezantimit të programin elektoral të shëndetësisë, me një grup mjekësh, të shtunën, Basha premtoi se
në qeverinë e tij do të jetë prioritare “autonomia e vendimmarrjes dhe konceptimi i spitalit ndërmarrje”.
“Paraja që ka shkuar në koncesionet e famshme të shëndetësisë”, dhe tek tenderat sekretë do të shkojë tek pacienti, përmes projektit të kartës së pacientit, sqaroi Basha.
Basha ritheksoi edhe premtimin e tij për rritjen e pagës së m,jekëve dhe infermierëve: “Dy vjet mё parё shpalla njё objektiv: paga 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët”.
Gjithashtu, ai premtoi edhe hapjen e “një fakultet të ri mjekësie”.