Basha premton plan të ri urbanistik dhe moratorium për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Durrës

Nga Exit News
Basha premton plan të ri urbanistik dhe moratorium për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Durrës

Kreu i PD, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me kryesinë e shoqatës ”Durrësi” ka premtuar se do të zbatoj një plan urbanistik, për të korrigjuar shkatërrimin e qytetit.

Respekti për trashëgiminë kulturore dhe një plan i mirëmenduar urbanistik dhe turistik janë në themel të zhvillimit të Durrësit të ardhshëm, janë themel të angazhimeve tona karshi qytetarëve të Durrësit dhe ekonomisë së Durrësit”, tha Basha.

Deklarata u bë pasi anëtarë të shoqatës u ankuan për shkatërrimin e turizmit në qytetin e Durrësit, për shkak të ndërtimeve pa kriter, shkatërrimit të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe zbatimit të ligjit mbi pronat.

Basha akuzoi për gjendjen e Durrësit ish-kryebashkiakun, Vangjush Dako, dhe bandat, të cilat janë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, sipas tij.

Gjithashtu, ai u shpreh se qeveria e drejtuar prej tij, do të miratojë një moratorium për të mbrojtur  trashëgiminë kulturore të Durrësit.

“…së pari të korrigjojmë këtë gabime të tmerrshme që në bazë faktikisht kanë afera korruptive dhe të vëmë një moratorium dhe më pas një plan të qartë për të mbrojtur dhe për të nxjerrë në pah pasuritë, thesaret e trashëgimisë kulturore të Durrësit,” bëri me dije Basha.

Shoqata kërkoi që qeveria e ardhshme të jetë qeveri që zbaton të drejtën, jo ligjin, sepse sipas tyre, qeveria aktuale ka vjedhur me ligj.

Basha premtoi se ligji do të zbatohet në funksion të pronarëve të ligjshëm, duke zhbërë  ligjin e shpronësimit të dytë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>