Basha premton referendume lokale me ndarjen e re territoriale

Nga Exit News
Basha premton referendume lokale me ndarjen e re territoriale

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një takim të hënën me banorët e Baldushkut, premtoi se qeveria e tij do t’u jepej mundësinë të shpreheshin përmes referendumeve lokale.

Ne do të kthejmë decentralizimin e vërtet, ju banorët e Baldushkut, njësoj si banorët e Petrelës, Farkës, Bërzhitës, Krrabës, Dajtit, e të Ndroqit, të Vaqarit, të Kasharit, të Prezëz, të Vorës, do të keni mundësinë të shpreheni me referendum për ndarjen e re territoriale,” tha Basha.

Basha bëri me dije se banorët do të kenë mundësi të zgjedhin kryetarin e pushtetit vendor, duke realizuar në këtë menyrë një standard europian.

Më herët ai foli për reformat në bujqësi dhe agrikulturë që ka planifikuar PD kur të vijë në pushtet, përfshi këtu subvencionet dhe uljen e çmimit të naftës për fermerët.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme