Basha premtoi restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore me të gjitha format dhe mënyrat nga qeveria e ardhshme.
Gjatë vizitës në kalanë e Beratit, të shtunën, Basha u shpreh se nuk duhet të shpenzojmë milionë, por mjafton të kemi “vullnetin pёr tё çelur, pёr tё ç ‘kyçur ndihmën europiane”
Në Berat , tha ai, “Europa ka dhe gjen njё ndër traditat mё tё zhvilluara dhe mё unike tё bashkëjetesës dhe tё respektit tё ndёrsjelltё midis besimeve fetare. Por nё tё njëjtën kohё gjen monumente tё tilla qё bёjmё krenar çdo shqiptar”.