Basha premton miratimin e rezolutës për genocidin serb

Nga Exit News
Basha premton miratimin e rezolutës për genocidin serb

Kreu i PD- Lulzim Basha premtoi se në qeveri do të miratojë rezolutën për genocidit serb dhe do të heqë traun në Rrugën e Kombit.

Gjatë deklaratës së përbashkët me presidenten në detyrë të Kosovës,  Vjosa Osmani, ai tha pas 25 prillit do të kemi një ndryshim të qasjes të Shqipërisë ndaj Kosovës dhe rivendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Së pari diskutuam mbi  domosdoshmëri për një qëndrim të unifikuar për çështjet që lidhen me Kosovën. Zotohem se pas 25 prillit do të këtë ndryshim të qasjes së Tiranës në mbështetje të Kosovë dhe vendosjes së marëdhienieve mes Shqipërisë dhe Kosovë

Kosova nuk ka mbështetje nga Shqipëria. Zotohem se parlamenti i ri të miratojë rezolutë kundër genocidin serb. Nuk do të lejojmë të shkruhet historia nga agresorët.”

Basha deklaroi se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me qëllimi njohjen e Kosovës.

Basha tha se në qeveri do të eleminojë barrierat zyrtare dhe jo zyrtare të cilat pengojnë integrimin ekonomik mes dy vendeve si dhe do të forcojë mekanizmat mes dy vendeve për të luftuar korrupsionin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>