Basha premton se do t’i sigurojё PS nё opozitё instrumentet e kontrollit ndaj qeverisё

Nga Exit News
Basha premton se do t’i sigurojё PS nё opozitё instrumentet e kontrollit ndaj qeverisё

Kreu i Partisё Demokratike Lulzim Basha premtoi tё martёn se, nёse PD vjen nё pushtet opozita do tё ketë tё gjithё instrumentet pёr tё kontrolluar qeverinë.

Ai u shpreh se si kryeminsitёr do tё ketë njё qasjё krejt tjetër nga ajo e kryeministrit Edi Rama.

Basha tha se do tё jetё mё bashkëpunues.

“Ne do t’i krijojmë  opozitës së ardhshme, Partisë Socialiste në opozitë, të gjitha instrumentet e kontrollit ndaj qeverisë, sipas Kushtetutës dhe ligjit dhe kjo do të jetë një garanci shtesë për shqiptarët”, deklaroi Basha nё Syri Tv.

Basha u shpreh se opzoia ka njё rol tё rёndёsishёm nё kontrollin e pushtetit dhe shtoi se PD nё qeveri do t’ia jap kёtё rol PS.

Njё tjetё premtim qё Basha përmendi gjatё intervistës ёshtё kufizimi i mandatit tё kryeministrit. Basha u shpreh se do tё kufizojё pushetin nё 2 mandate.

“Një kryeministër nuk arrin dot për 8 vite të përmbushë misionin e vet, angazhimet e veta, premtimet e veta, nuk ka për t’i bërë dot edhe për 4 të tjera. Nuk ka për t’i bërë dot kurrë”, tha Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>