Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka premtuar mundësimin e votës së emigrantëve në zgjedhjet e para që do të organizojë ai pas ardhjes në pushtet.
Në një bisedë online me përfaqësues të diasporës, të zhvilluar të mërkurën, Basha shprehu “brengën për sabotimin e qëllimshëm të votës së diasporës nga qeveria në ikje”.
Ai tregoi se do të bëjë “realitet votën e diasporës që në zgjedhjet e para të përgjithshme pas ardhjes tonë në pushtet”.
“Shqipëria ka nevojë për ta rifituar trurin e emigruar gjatë këtyre 30 viteve dhe koha më e volitshme për këtë është sot”, përfundoi Basha.