Basha pret kryetarin e Komunës së Bujanovcit: Dënojmë spastrimin etinik në komunat shqiptare në Serbi

Basha pret kryetarin e Komunës së Bujanovcit: Dënojmë spastrimin etinik në komunat shqiptare në Serbi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp me kryetarin e Kominës së Bujanovcit, Nagip Arifi dënoi “spastrimin etnik” në komunat shqiptare të Bujanovcit, Medvegjës dhe Preshevës nga Serbia.

Ai i bëri thirrje Serbisë të ndalë praktikën dhe SHBA-së e BE-së të ushtrojnë presion për eleminimin e procesit diskriminues.

“Kjo është shfaqja më e madhe e hendekut midis fjalëve dhe veprave të autoriteteve të Serbisë,” u shpreh Basha.

Disa nga problemet e ngritura nga Basha ishin moslejimi i studimit në gjuhën shqipe apo fakti që mbi 2000 shqiptarë kanë humbur të drejtën e sigurimeve në Komunën e Bujanovcit, ndërsa në Preshevë ka vetëm një qëndër spitalore.

“Përkundër kësaj situate dhe sfidave që përballen qytetarëve shurdhon heshtja dhe mosveprimi i qeverisë së Tiranës,” tha Basha.

Takimi mes Bashë dhe Arifit erdhi pas mbajtjes së Forumit Ekonomik Rajonal në Shkup, që bëri bashkë në kuadër të projektit të Minishengenit kryeministrin Rama, kryeministrin Zaev të Maqedonisë së Veriut dhe Presidentin serb Vuçiç. Tashmë, projekti u pagëzua me emrin “Open Balkan”.

Në lidhje me Forumun, Basha u shpreh se Minishengeni kishte prodhuar vetëm foto, por që të arrihej objektivi i lëvizjes së lirë  “duhet urgjentishti të punohet për eliminimin e kërcënimit të fundit për paqen e stabilitetin në rajon, njohjen e ndërsjelltë të Kosovës dhe Serbisë”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>