Basha prezanton programin ekonomik: Taksa e sheshtë zgjidh problemet kryesore të biznesit

Nga Exit News
Basha prezanton programin ekonomik: Taksa e sheshtë zgjidh problemet kryesore të biznesit

Kreu i PD-së Lulzim Basha prezantoi sot disa nga politikat ekonomike që do të ndërmarrë qeveria e tij për të ndihmuar në rimëkëmbjen e bizneseve.

Duke komentuar raportin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, sipas së cilit klima e të bërit biznes është përkeqësuar shumë, Basha tha se ai është ‘pasqyra e situatës ekonomike dhe të korrupsionit’ të qeverisë Rama.

Por Basha premtoi se Partia Demokratike dhe opozita kanë një platformë ekonomike ku i jepet zgjidhje problemeve kryesore të biznesit dhe parashikohet:

‘Taksa e sheshtë 9%, eleminimi dhe thjeshtëzimi i lejeve dhe licencave, eliminimi dhe bashkimi i 18 taksave për të rimoduluar sistemin tonë fiskal.

Ristrukturimi i agjencive dhe institucioneve doganore, fiskale dhe të regjistrimeve. Më thjeshtë dhe më lehtë për të gjithë.”

Sipas PD-së, zëvendësimi i sistemit progresiv të taksave me taksën e sheshtë që propozon PD-ja do të:

  • Stimulojë punësimin,
  • Nxisë investimet,
  • Ulë informalitetin,
  • Rrisë performancën
  • Balancojë konkurrencës.

Basha premtoi se për të dhe PD-në, ‘punësimi dhe zhvillimi ekonomik janë prioritetet kryesore dhe për ta arritur këtë ne do ta bëjmë Shqipërinë vend tërheqës për investimet e huaja, do të fuqizojmë biznesin vendas dhe do të reduktojmë hapësirat për abuzim dhe korrupsion që sot po i marrin frymën biznesit në Shqipëri.’

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>