Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi të mërkurën programin elektoral për arsimin për zgjedhjet e 25 prillit. Pikat kryesore të programit, sipas Bashës janë:
1 — Tekste shkollore të reja falas, për 350 000 nxënës.
2 — Paketa shkollore dhe tekste falas për fëmijët e familjeve në nevojë gjatë gjithë arsimit parauniversitar.
3 — Rritje me 60% e pagave të mësuesve dhe as edhe një mësues nuk do të marrë më pak se 700 Euro në muaj rrogë.
4 — Program pas-shkollor dhe ushqim për orët shtesë me qëllim përforcimin e dijeve të marra dhe mabjtjen larg nga rruga.
5 — Bursë e plotë për çdo student që vjen nga familje me të ardhura nën 64 000 Lekë. Dhe gjysëm burse për studentët nga familje me të ardhura mbi 64 000 Lekë.
6 — Praktika pune të paguara për studentët që bëjnë kërkime shkencore pranë universiteteve tona.
7 — Financimi i dedikuar për gratë dhe vajzat në sektorët me përparësi të lartë.
8 — Mbështetje e programit Brain Gain përmes meritokracisë.
9 — Miratimi i një ligji të ri për arsimin e lartë.
10 — Paga 900 euro në muaj për pedagogët dhe 1300 euro në muaj p[ër profesorët.
11 — Grante për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për modernizimin e infrastrukturës fizike e pedagogjike.
12 — 40 milionë dollarë për laboratorët e parqet e teknologjisë së informacionit, zona me internet falas dhe pajisje të teknologjisë së informacionit.
13 — Brenda 4 viteve të para çdo familje do të pajiset me një kompjuter ose tablet.
Të pranishëm në takim ishin ekspertën e opozitës që kanë ndihmuar në hartimin e programit. Gjithashtu, disa nga pikat kryesore të programit u prezantuan edhe nga Albana Vokshi, Ndriçim Mehmeti dhe Luçiano Boçi.
Vokshi u shpreh se “PD angazhohet për një sistem arsimor të depolitizuar e meritokratik që të sigurojë arsimim të barabartë, jo diskriminues e cilësor.Javën e kaluar PD prezantoi programin elektoral të ekonomisë dhe shëndetësisë”.
Mehmeti tha se në qeverisjen e PD-së do të ofrohet “arsimi i barabartë dhe gjithëpërfshirës. Asnjë nxënës nuk do të lihet pas e diskiminohet”.
Boçi u shpreh se PD do të “krijojë Akademinë e Ekselencës për financimin e më të mirëve drejt 15 universiteteve më të njohura të botës”.
Javën e kalur PD prezantoi programin elektoral të shëndetësisë dhe të ekonomisë.