Basha prezanton programin elektoral për bujqësinë

Nga Exit News
Basha prezanton programin elektoral për bujqësinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha premtoi 100 milionë euro në vit mbështetje për fermerët shqiptarë dhe 50 milionë euro të tjera, nga buxheti i shtetit, çdo vit për infrastrukturën bujqësore, te premten.

“Do të fuqizojmë aksesin në tregjet e huaja, duke ngritur Agjencinë e Promovimit të Eksporteve Shqiptare. Asnjë kilogramë nuk do të mbetet pa shitur”, premtoi Basha gjatë prezantimti të programit elektoral të PD-së për bujqësinë.

Basha premtoi se do të mbështesë me lekë në dorë çdo fermer për “çdo dynym tokë të kultivuar dhe krerë në blegtori”.

“Çmontim i monopleve të tregjeve dhe heqja e çdo pengese që fermeri të arrijë ta çojë prodhimin në treg. Fermerët do të pajisen me kartën e identitetit, numri unik i të cilës do të shërbejë edhe si NIPT-i i fermerit”, u shpreh Basha në prezantimin e programit sëbashku me ekspertët e PD-së Dorian Teliti dhe Enkeleda Sallakun.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>