Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tregoi se plani i PD-së bie ndesh me një grup njerëzish.
“Të punosh dhe bësh biznes në Shqipëri është një luftë e përditshme me qeverinë dhe zyrtarët e korruptuar” shkroi Basha në Facebook.
“Me taksën e sheshtë 9 %, me një sistem taksimi të unifikuar, të lehtë dhe të parashikueshëm, do ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend tërheqës për të punuar, investuar dhe bërë biznes”, shtoi Basha.
Ai akuzoi Ramën se punon vetëm për klientët e tij.