Kryetari i opozitës Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë të ndalë propagandën, të pajisë mjekët, të përgatisë njësitë e shërbimin COVID-19 nëpër spitale, dhe të marrë masa për të ndaluar përhapjen e virusit.
“Nuk është koha për propagandë. Nuk është koha për propagandë, kur gjysma e Tiranës nuk ka ujë”, tha ai.
Gjithashtu, Kryetari i opozitës propozoi masa ekonomike për të mbështetur bizneset dhe qytetarët:
Pezullimin e fshirjen e pagesave të energjisë elektrike dhe të ujit për bizneset dhe familjarët në zonat e prekura
Të mos ndërpritet energjia edhe ujë për ata që nuk arrijnë dot të paguajnë
Kompanitë të mos paguajnë sigurime shëndetësore për tre muaj dhe shlyerjen e pagesave me këste 12 mujore
Përjashtimin nga tatim fitimi i kompanive për 6 deri në 12 muaj.
Përjashtimm nga taksat dhe tarifat vendore për 3 muaj.
Përjashtimi nga gjobat dhe kamat vonesat për 3 muaj dhe 6 muaj për sektorin e turizmit, fasonë dhe call center.
Bankat të shikojnë mundësinë e riskedulimit të këstet të kredisë për bizneset dhe qytetarët
Rishikimi i buxhetit të viti 2020 me qëllim alokimin e fondeve për trajtimin e sëmurëve, dhe rritjen e testimeve për COVID-19, rritja e fondeve për shërbimet sociale.
Qeveria i ka lekët për të zbatuar këto masa, mjafton të anullojë 120 milionë euro të planifikuara këtë vit për 10 oligarkë, ndërkohë që 13 milionë euro janë alokuar për koronavirusin.