Basha publikon sondazhin: Në 25 Prill Rama humb

Nga Exit News
Basha publikon sondazhin: Në 25 Prill Rama humb

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar një foto tregohet se 53,2% e shqiptarëve mendojnë se Basha duhet të jetë kryeministri i vendit.

Ai ka shkruar të martën se Rama do të humb në zgjedhjet e 25 Prillit dhe “do të fitojë Shqipëria”.

basha
basha

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga kompania “Flame Tree Advisors”, 66% e shqiptarëve mendojnë se eliminimi i korrupsionit është i rëndësishëm për ta sjellë Shqipërinë në rrugën e duhur.

Të pyetur se pse Shqipëria është ende një vend i prapambetur, 51% e të intervistuarve fajësuan qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa 21 % e të intevistuarve mendojnë se në nivelin e korrupsionit ndikon fakti që Shqipëria nuk është pjesë e BE.

Sondazhi tregoi se sipas shqiptarëve mënyrat për të ndryshuar vendin janë:

  • Ardhja e të rinjve të larguar nga vendi: 72% mendojnë se është shumë e rëndësishme.
  • Një plan ekonomik i përqendruar në uljen e papunësisë: 66,6% mendojnë se është shumë e rëndësishme.
  • Një plan ekonomik i përqendruar në uljen e kostove të jetesës: 71,5% mendojnë se është shumë i rëndësishëm.
  • Basha duhet zgjedhur kryeministër: 47% mendojnë se është shumë e rëndësishme.
  • Rama nuk duhet zgjedhur në një mandat të tretë: 45% mendojnë se është shumë e rëndësishme.

Ndërsa 52,8% e të intervistuarve e vlerësuan “dobët” punën e Ramës si kryeministër; 14,6% e vlerësuan “shkëlqyeshëm”; 10,5% u përgjigjën “as mirë as keq”; 22,1% e vlerësuan “mirë”.

Të pyetur nëse pas dy mandatesh ka ardhur koha që Rama të zëvendësohet, 65,2% mendojnë se ka ardhur koha për ndryshim; 20,7% u shprehën të kënaqur nga puna e Ramës si kryeministër dhe 14% mendojnë se nuk ka alternativa zëvendësuese në vend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>