Lulzim Basha, Kryetari i PD-së akuzoi qeverinë se nuk ka asnëj plan për të dalë nga kriza. Ai tha për emisionin Open, të gazetares Eni Vasili se:
“Qeveria është pa plan si për situatën, si për daljen nga situata. Qeveria humbi kohë për të marrë masat e nevojshme. Nuk ka strategji, ka vetëm lajmërime. Sot thotë diçka, nesër diçka tjetër”.
Basha, gjithashtu tha se amnistia fiskale “bëhet që një grusht personash afër kryeministrit të pastrojnë paratë”.
Ai e akuzoi qeverinë se po përdor “gjendjen e emergjencës për të kryer tendera sekrete. Po të ishte bërë tenderi në kohë do të ishin testuar më shumë njerëz”.
“Qeveria ka shkelur ligjin, tenderat sekret nuk janë për të fshehur çmimin por për siguri kombëtare. Është keqpërdorur pushteti”, shtoi ai.
Pyetjes, pse opozita në fillim e kërkoi gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe tani e kundërshton. Zoti Basha ju përgjigj se “ne duam që qeveria të bëj detyrat. Nëse ti e shpall për tu tallur me qytetarët, mos prit të të duartrokasim”. Gjithashtu, ai kritikoi planin e qeverisë për të dalë nga kriza:
“Jam kundër amullisë, planit, strategjisë, sepse paralajmëron vazhdimin e dështimit. Po kërkoj t’i japë fund politikës së facebookut, dhe të bëj detyrën që e ngarkon ligji i emergjencave civile”, tha ai.