Basha: Qeveria po bën skema e makinacione për të liruar Dritan Dajtin nga burgu

Nga Exit News
Basha: Qeveria po bën skema e makinacione për të liruar Dritan Dajtin nga burgu

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se po lehtëson lirimin nga burgu të Dritan Dajtit, i dënuar, ndër të tjera, për vrasjen e katër policëve në krye të detyrës.

Përmes një mesazhi në Twitter, Basha kujtoi në 11 vjetorin e ngjarjes së rëndë, policët e vrarë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari dhe ngriti shqetësimin se vrasësi i tyre do të lirohet nga burgu

“Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve.”

Sipas Bashës, një shoqëri ku krimi dhe qeveria bashkëjetojnë e ndajnë favore nuk mund të ketë kurrë paqe dhe zhillim.

Ai theksoi se një prej betejave të PD-së në pushtet do të jetë ndarja e politikës nga krimi.

Në 8 gusht të 2009-ës, Dritan Dajti vrau katër policët Xhani, Dizdari, Feskaj e Duçkollari, gjatë operacionit për kapjen e tij.

Dajti u dënua me burg të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Por ky dënim u ul në vetëm 25 vite burg në një vendim të dyshimtë nga gjyqtarët e Apelit në vitin 2019.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>