
Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka kërkuar qeverisë të kthejë menjëherë shqiptarët e bllokuar në pikat e kalimit kufitar në Greqi dhe në Malin e Zi.
“Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi. Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerëzore. Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre,” shkroi Zoti Basha në facebook.