
Kryetari i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë të nisë testimin masiv të mësuesve.
Në një postim në Facebook, të shtunën, Basha tha se “identifikimi dhe parandalimi i rasteve me COVID-19 nga stafi pedagogjik është tejet i rëndësishëm për të parandaluar zinxhirin e infektimit”.
Ai kritikoi edhe vendimin e qeverisë për zhvillimin e mësimit me dy turne, duke thënë se duhet të rritet numri i mësuesve.
“Është koha të merren masa urgjente dhe konkrete për të mbrojtur jetën e nxënësve, mësuesve dhe të gjithë shqiptarëve”, shtoi Basha.