Basha: Rama bën vetëm propagandë, rrënojat në Thumanë ende të papastruara

Nga Exit News
Basha: Rama bën vetëm propagandë, rrënojat në Thumanë ende të papastruara

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tregoi përmes një video se mbetjet e rrënojave të pallateve të shembura në Thumanë nuk janë pastruar ende.

Ai akuzoi Kryeministrin Rama se bënë vetëm propagandë dhe paratë i shpenzon për oligarkët.

Kryeministri Rama premtoi  më 8 prill 2020 se mëgjithë ngadalësimet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, se të gjithë ato familje që banonin në shtëpi individuale në Thumanë, do të futën në shtëpitë e reja brenda vitit 2020.

Ai tha se ‘duhet bërë çmosm të punohet me 3 turne’ që këto shtëpi të mbyllen brenda vitit.

Por, sipas Zotit Basha edne sot rrenojat janë të papastruara.

Rindërtimi në Thumanë është sponsorizuar nga Turqia e cila do të ndërtojë 500 shtëpi, qendër biznesi, shkollën publike dhe godinën e Bashkisë së Thumanës, në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>