
Kryetari i PD-së Lulzim Basha e akuzoi kryeministrin Rama se me buxhetin e 2021, po vjedh shqiptarët, edhe në muajt e fundit të pushtetit. Në konferencën e përditshme për shtyp, Basha, të mërkurën u shpreh:
“Vetëm inceneratorët do të marrin 20 milionë euro, 120 milionë euro do t’i paguhen kontratave koncesionare. 6 herë më e lartë se sa indeksi i pensioneve, 3 herë më e lartë se sa shuma për familjet në nevojë. Kjo mjafton për të mbyluar deri në mars planin tonë me 5 pika kundër pandemisë”.
Ai e quajti buxhetin e 2021 “gënjeshtra më e madhe e 30 viteve”, që tregon se Rama do të “vazhdojë të vjedhë paratë e shqiptarëve për koncesione dhe PPP”.
Basha i kërkoi Ramës të vendosë nëse do “të zbatojë planin tonë me 5 pika apo të vazhdojë vjedhjen”.