
Kreu i PD, Lulzim Basha, në një takim elektoral në njësinë 6 në Kombinat, tha se arsyeja pse kryeministri Rama kërkon bashkëqeverisje është sepse e ka pranuar humbjen.
“Edhe Edi Rama e dinë që shqiptarët ia kanë mbyllur derën, e ka pranuar humbjen, kërkon të bashkëqeverisë me ne,” u shpreh Basha.
Më herët ai tha se kush nuk ka përmbushur premtimet për 8 vjet, nuk ka të drejtë të kërkojë votën e shqiptarëve.
Rama, shtoi ai, ka menduar vetëm për veten dhe për një grusht njerëzish.