![bashaa Basha: Rama fshihet pas lapsusit tim, nuk do t’ja dijë për bizneset e qytetarët](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/bashaa.jpg)
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e konsideroi tragjike faktin se kryeministri Rama nuk do të dijë se 6 në 10 biznese po mbyllen dhe se rreth 100 mijë shqiptarë kanë mbetur papunë.
Në një postim në Tëitter ai e akuzoi Ramën se po fshihet pas lapsusit të tij.
“Kur vjedhja galopante, keqqeverisja, ekonomia dhe shëndetësia janë sot drama e çdo shqiptari,KM fshihet si struci pas një lapsusi. Tragjike dhe me pasoja është të kesh një KM që nuk do ta t’ja dijë për 6 në 10 biznese drejt mbylljes, e 100 mijë shqiptarë që kanë humbur punën.”