
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha e quajti Kryeministri Rama burracak, që kërkon t’i mbyllë gojën viktimave “të pushtetit të tij të korruptuar”.
“Është një akt i ulët i një kryeministri që shkel mbi çdo premtim, i dikujt që nuk e ndjen dhimbjen dhe vuajtjen e bashkëqytetarëve. Është akti i një burracaku që i kërcënon t’u mbyllë gojën viktimave të pushtetit të tij të korruptuar”, shkroi Basha në një postim në Facebook, të enjten.
Basha reagoi pas deklaratës së Manjola Cakonit, e dëmtuara e tërmetit, e cil atregoi se Rama e ka marrë në telefon dhe i ka thënë “ të të vijë turp”.
“Historia e saj [Manjola Cakoni] është dëshmi ngjethëse e humbjes së çdo ndjeshmërie njerëzore dhe çdo përgjegjësie ndaj njerëzve nga ai që i përdor qytetaret për propagandë e më pas i braktis në mjerimin e tyre”, shtoi Basha.