
Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Rama se po mundohet t’i izolojë shqiptarët. Në një postim në Facebook, Basha shkruan:
“Pasi i vodhi e varfëroi për 7 vite dhe i braktisi në ditët e tyre më të vështira, sot Edi Rama po mundohet t’u mbyllë gojën shqiptarëve, t’i shtypë e izolojë.”
Basha tha se e vetnja mundësi që ekonomia të rimëkëmbet, është një qeveri, e cila mendon për popullin dhe largimi i Ramës.
“Që ekonomia të rimëkëmbet, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë në normalitet duhet një qeveri që mendon e kujdeset për njerëzit. Është koha që Shqipëria dhe shqiptarët të shpëtojnë nga e keqja e madhe, RAMAVIRUSI dhe me bashkimin më të madh të sjellim ndryshimin që pret çdo shqiptar.”