Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pohoi se bizneset në vend po falimentojnë dhe njerëzit nuk plotësojnë nevojat minimale.
Në postim në Facebook, pas takimit me bizneset në Kombinat, Basha deklaroi:
“Ka një rënie të konsumit si kurrë më parë. Realiteti është i njëjtë kudo, bizneset po falimentojnë dhe njerëzit nuk plotësojnë dot as nevojat minimale. Varfëri kudo, biznese dhe qytetarë të lënë në mëshirë të fatit.”
Basha akuzoi kryeministrin Rama se “bredh në Europë me mijëra euro me charter, para që do të mjaftonin për të mbajtur mijëra biznese dhe familje në nevojë.”