Lulzim Basha tha se me shembjen e Teatrit Kombëtar Rama ‘hodhi në erë’ besimin tek zgjedhjet. Në përfundim të prostestës së dytë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Basha akuzoi Ramën se kërkon të ndalë rrugën europiane të Shqipërisë.
“Në 17 maj Edi Rama provoi se me të nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. PD ka treguar vullnet për reformën zgjedhore sepse duam që shqiptarët t’i drejtohen kutive të votimit. Sot nuk është më përgjegjësia jonë. Në 17 maj ata hodhën në erë besimin në një proces ku besimi është gjithçka. Partia Demokratike nuk mund të jetë fasadë.” – tha Basha.