Basha-Ramës: 70 milionë euro kanë avulluar, do jesh i pandehur për këtë aferë

Nga Exit News
Basha-Ramës: 70 milionë euro kanë avulluar, do jesh i pandehur për këtë aferë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha reagoi pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili e quajti absurde akuzat e kreut të PD-së Lulzim Basha për inceneratorët e mbetjeve.

Në një postim në Twitter, Basha deklaroi se plehrat janë kudo në Shqipëri dhe se 70 milionë euro kanë avulluar pa bërë asgjë. Ai shtoi se Rama do të jetë i pandehur për këtë aferë në të ardhmen.

Lëre viktimizimin për të fshehur vjedhjen. Plehrat e tua janë në çdo cep të Shqipërisë dhe 70 mil euro kanë avulluar pa bërë asgjë. Trego ku i ke çuar lekët. Retorika boshe nuk të shpëton dot këtë herë. Atë që nuk e thua dot sot, do ta thuash nesër në bankën e të akuzuarve.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>