Basha: Reforma në Drejtësi do të vazhdojë dhe do të përshpejtohet

Nga Exit News
Basha: Reforma në Drejtësi do të vazhdojë dhe do të përshpejtohet

Reforma në Drejtësi do të vazhdojë dhe do të përshpejtohet, u shpreh kreu i demokratëve, Lulzim Basha ndërsa fliste për programin e qeverisjes së tij në rast fitoreje në zgjedhjet e 25 prillit.

Basha tha se ai dhe PD janë zotuar që “t’i mbajmë duart larg nga reforma në drejtësi”, gjatë një interviste për News 24.

Sipas kreut të PD, gjatë këtyre viteve reforma nuk ka ecur me ritmet e duhura dhe që ajo të ketë sukses duhet që politika të mos ndërhyjë.

Përfaqëses të Partisë Socialiste kanë akuzuar opozitën se kërkojnë të zhbëjnë reformën në drejtësi duke marrë shkasë edhe nga premtimet e Bashës se pas 25 prillit do të mendohen ndryshime kushtetuese.

Por lideri i demokratëve tha se ndryshimet e Kushtetutës do të kenë synim kufizimin e pushtetit të kryeministrit dhe qeverisë.

“Do të nis një konsultim i gjerë popullor me gjithë faktorët e interesit, me të gjithë qytetarët, natyrisht edhe me gjithë forcat politike, edhe me opozitën e pas 25 prillit, do të jetë një proces gjithëpërfshirës që të shmang këtë katastrofë kombëtare të këtyre 8 viteve ku pushtetit u përqendrua në një palë duar dhe faturën e paguan dhe vazhdojnë ta paguajnë shqiptarët.”, deklaroi Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>