Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se Rama premtoi shëndetësi falas por dështoi. Përmes një postimi në Tëitter, Basha pohoi se shëndetësia në Shqipëri është në kolaps.
Ai shtoi se shqiptarët paguajnë çmimin më të shtrenjtë në rajon për shëndetësinë.
Postimi i plotë i Bashës:
“Premtoi shëndetësi falas për të gjithë por gënjeu. Shëndetësia është në kolaps dhe shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdokush në rajon! Rama është dështim. Ai duhet të largohet.”